Ndërkombëtarët ia kanë hequr vizën Lulzim Bashës!

Neritan Sejamini thotë se, Lulzim Basha, ndryshe nga çfarë ai përpiqet të propagandojë në publik, është i izoluar nga ndërkombëtarët.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se Basha i përmend gjithmonë të huajt në deklaratat e tij, sepse e ndjen peshën e izolimit prej tyre. Kjo shpjegon edhe gënjeshtrën e tij, se ndërkombëtarët ndërmjetësuan që ai dhe Rama të bëjnë reformën zgjedhore, deklaratë e cila u rrëzua nga ambasadat e SHBA, MB dhe delegacioni i BE.

“Po të shohësh kur flet Basha, përmend gjithmonë ndërkombëtarët. Ai do të krijojë kontrast me zotin Berisha dhe të justifikohet që nuk e kam tradhtuar Berishën, por jam me aleatët strategjikë. E dyta, zoti Basha vetë është i izoluar ndërkombëtarisht. Nuk e pret njeri, nuk e takon asnjë ambasador. Nuk e ka ftuar njeri as në DASH. Të huajt ia kanë vënë vizën, e kuptojnë pozicionin e tij.

Duke qenë se do të justifikojë legjitimitetin, e ndjen dhe peshën e izolimit të tij, e thekson këtë vazhdimisht. E imagjinon ti një parti politike, me 3 mijë anëtar, qenka aleat strategjik i zotit Basha? E kupton sa qesharake është kjo gjë?, tha Sejamini.

About Redaksia

Check Also

10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano BOÇI 1. Prrenjasi ka masë të mjaftueshme demografike për të qenë bashki më …