Si u promovua nga Rama mjeku që u arrestua për prostitucion me të miturën

Mjeku Dervish Hasi u arrestua ditën e djeshme nga policia për shfrytëzim të një të miture për prostitucion. Hasi kishte video pornografike me të miturën, të cilat i shpërndante në një grupe me disa persona.

Dyshohet se ai e ka manipuluar të miturën duke abuzuar me besimin e saj, në këtë rast duke i premtuar se do të bëhej gruaja e tij e katërt.

Gjithashtu Hasi më herët është hetuar nga SPAK për dyshime të përfshirjes në një grup të lidhur me trafikimin e armëve dhe substancave eksplozive.

Po ashtu, atij i kishin vendosur tritol në makinë.

Por një vit më parë Rama dhe Manastirliu promovimin Hasin.

Në një postim në facebook, Rama e falënderon Hasin për një operacion të realizuar me sukses.

Po ashtu edhe Ogerta Manastirliu, asokohe ministre e Shëndetësisë shpreh falënderimin për ekipin e punës që ka kryer një operacion në zemër, ndër të tjerë edhe Dervish Hasin.

About Redaksia

Check Also

Aktivistët marshojnë drejt Komisariateve nr.1 dhe 4, kërkojnë lirimin e protestuesve

Qytetarët nuk dorëzohen në protestën e tyre para Kuvendit, teksa Policia ka bërë disa arrestime …