Opozita bllokon komisionin “Gjiknuri”: Nuk do të lejojmë një RamaReformë!

Deputetët e opozitës kanë bllokuar sallën ku do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në pamje shihet se të gjithë ligjvënësit janë ulur në karriget e anëtarëve të Komisionit.

Shihet që Albana Vokshi i ka zënë vendin Damian Gjiknurit, ndërsa Lindita Metaliaj i ka zënë karrigen Enkelejd Alibeajt.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se nuk do lejojnë punimet e komisionit. Sipas tij, nuk do ketë reformë me mercenarë.

“Mesazhi është i qartë, nuk do lejojmë RamaReformë”, tha Noka.

Pas këtyre momenteve, Gjiknuri u largua nga salla. “Reforma do të ecë para, do ta mendojmë si do vazhdojmë”, tha ai.

Kujtojmë se kreu i grupi të PD, Gazmend Bardhi ka mbledhur që prej orës 10:00 Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

Pas mbledhjes ata kanë pushtuar sallën ku do zhvillojë punimet komisioni i Reformës Zgjedhore.

About Redaksia

Check Also

Takim me drejtuesit, porosia e Berishës për 8 majin/ “Rama nuk ka shpëtim nga qerthulli ku ndodhet…”

Sali BERISHA Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për …