Berisha: Rama emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit një Gjiknur bis, me mbiemër Alibasha

Kryetari i PD, Sali Berisha, pasi përshëndeti qytetarët që tubojnë prej më shumë se dy javësh tek Rruga e Shpresës, tha se, Edi Rama emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit një Gjiknurbis, me mbiemër Alibasha, ndërsa 50 deputetë të opozitës përjashtohen. Berisha tha se, Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë.
“Përshëndetjet më të përzemërta.
Edhe njëherë ju falënderoj dhe përulem me mirënjohje të pakufishme para jush, qëndresës, rezistencës tuaj në këtë betejë pa kthim kundër narkodiktaturës, regjimit të bandës, krimit, korrupsionit, që çdo ditë del në pah si një regjim pa ligje, moral, si një regjim grabitqar, shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të dashur miq!
Në rast se ndalemi në zhvillimet e 48 orëve të fundit, ato janë zhvillime tipike të një diktature pa ligje, pa moral, pa kushtetutë.
Janë zhvillime të cilat përbëjnë një thirrje për çdo shqiptar, të ngrihemi për të marrë në duar fatin tonë dhe të vendit tonë.
Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë. Shqipëria është sot vendi ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.
Megjithatë ju e shihni në 48 orët e fundit, Edi Rama me peng bravën po bëjnë gjithçka për të bërë pseudoreformën me të cilën Edi Rama ëndërron të marrë mandatin e katërt në Shqipëri.
Nuk ka figurë më të shëmtuar, më qesharake, por njëkohësisht edhe tragjike kur sheh se si, Edi Rama emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit një Gjiknur bis, me mbiemër Alibasha, për ta servirur këtë si një reformë.
Ndërkohë, 50 deputetë tuaj, përfaqësues të popullit opozitar përjashtohen dhe thirren të pranojnë bashkëkryetar, bashkëpunëtorin më të ngushtë të pengbravës, Alibashën.
Kjo është një thirrje për çdo shqiptar që beson tek vota e lirë, që beson se duhet të votojë i lirë të ngrihet dhe të bashkohet me ne, në këtë betejë pa kthim.
O sot o kurrë për votën e lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …