Ronaldo shkëlqen në “Globe Soccer Awards”, fiton tre trofe!

Cristiano Ronaldo nuk njeh as moshë e as limite. Ylli portugez ishte protagonist absolut në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”. CR7 fitoi tre trofe, lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme, golashënuesi më i mirë i vitit 2023 dhe lojtari më i dashur nga fansat.

Lojtari më i mirë i vitit u shpall Erling Haaland ndërsa trajneri më i mirë Pep Guardiola.

Ronaldo theksoi edhe një herë në fjalën e tij se, nuk është penduar që zgjodhi Arabinë Saudite pasi në sytë e tij Saudi Pro League është më e fortë se sa Ligue 1.

Ronaldo u pyet edhe në lidhje me favoritet këtë edicion të Champions League:

“Manchester City ka qenë fantastik, i përgëzoj për punën e tyre, lojtarët, trajnerin, të shkëlqyer. Më në fund e fituan Champions League, por mbase e meritonte edhe dy vite më parë. Më pëlqen t’i shikoj, mendoj që edhe këtë vit kanë shanse për të fituar, por janë edhe Real Madrid dhe Bayern Munich”, u shpreh Ronaldo duke u ndalur më pas tek e ardhmja:

“Nuk e di, unë jetoj ditë pas dite. Kam pasur disa probleme, por tani i shoh gjërat ndryshe. Ndihem mirë dhe do të vijoj të luaj për sa kohë jam i aftë të shënoj. Mund ta ndihmoj akoma ekipin dhe përfaqësuesen”, shtoi ndër të tjera ylli portugez.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …