Noka akuza ndaj SPAK: Kjo ngrehinë këtu nuk bën drejtësi! Dumani vrasës politik!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka ndodhet jashtë godinës së SPAK në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili del sot për herë të parë para prokurorëve të posaçëm.

Noka, teksa fliste për mediat, sulmoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa cilësoi të paligjshëm vendimin për të mos lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat plenare.

“Ne nuk jemi sot thjesht në mbështetje të doktor Berishës, por jemi për të denoncuar këtë organizatë kriminale këtu, që u servir si drejtësi e re, por që rezultoi si hanxhar në duart e regjimit kundër opozitës.

Kjo ngrehinë këtu nuk bën drejtësi. Rasti i liderit të opozitës është mjaft ulëritës. Kur ata fabrikojnë për interesa politike, kur montojnë dosje të paqena për të dënuar liderin e opozitës, imagjinoni se çfarë i bëjnë një qytetari të lirë të këtij vendi.

Këtu, Altin Dumani nuk është thjesht si Dumani tjetër vrasës serial, por është vrasës politik.

Me këtë akt, ai po tenton të vrasë opozitën, po tenton ta gjunjëzojë atë.

Këtu, Millonai është një marionetë politike në duart e Edi Ramës kundër opozitës.

Pra, e gjithë kjo ngrehinë ka vetëm një mision: misioni është lufta kundër opozitës për të montuar një regjim kriminal dhe për të likuiduar opozitën dhe demokracinë.

Qëllimi është që t’i tregojmë çdo shqiptari se sot në Shqipëri nuk ka më drejtësi”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Ngjashmëria e regjimeve Rama-Maduro, 1/4 e venezuelianëve largohen nga vendi

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado u lirua të enjten, tha lëvizja e …