Berisha në SPAK: Gjeta një grup të terrorizuar, në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër Edi Rama!

Lideri i i opozitës, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat menjëherë sapo doli nga SPAK, ku ai ishte thirrur sot për herë të parë për t’u pyetur për çështjen e “Kompleksit Partizani” në Tiranë.

Berisha tha se, gjeta një grup të terrorizuar, në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër Edi Rama!

“Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkeleda Millonai e pranishme.

Të dashur miq, gjeta aty një grup të terrorizuar.

Në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama dhe unë, në emër tuaj dhe të PD-së u deklarova sa vijon:

Pasi i pyeta pse jetoni në këtë terror kaq të madh këtu ju? Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta…

Pasi ju deklarova se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që ai beson, se çdo njeri që thirret për hetim nga organet e hetuesisë, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe kjo ka qënë qëllimi më kryesor i amendamentit, ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2012, në të cilin PD, qeveria e saj bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve.

Së dyti, kam ardhur këtu, u thashë, që t’ua them në sy në emër të të gjithë demokratëve, popullit opozitar, të gjithë ato që në prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij.

Kam ardhur këtu, ju thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, mashtrime, trillime dhe falsifikime. Në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike.

Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar.

Ju garantova aty se jam këtu për të shembur piramidën tuaj, jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju masat që vendosët kundër Sali Berishës, në shkelje të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …