Baçi: Qeveria le të lirë mafiozët dhe arreston blegtorët pse protestuan, PD do t’i mbështesë fermerët

DEKLARATË E DEPUTETIT TË PD, LUAN BAÇI

Pesë fermerë që kanë protestuar sot në Levan te Fierit kundër monopolit të fabrikave të qumështit dhe uljen e çmimit të produkteve të tyre janë arrestuar.

Alket Çobo, Ervin Resuli e protestues të tjerë, janë shoqëruar në mënyrë te dhunshme nga banesat e tyre 3 orë pas përfundimit te protestës.

Ky është akti i radhës që qeveria e Edi Ramës bën kundër shqiptarëve që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat, dinjitetin dhe bukën e përditshme të fëmijëve.

Ministri Balla, që lë të lirë mafiozët dhe arreston blegtorët, kreu sot një turp kombëtar. Kjo është një përpjekje për të frenuar intensifikimin e një greve kombëtare nga blegtorët shqiptarë.

Ne u bëjmë thirrje Ballës dhe larove të tij në polici të mos bëjnë akte antiligjore për të cilat do të përgjigjen nesër.

Blegtorët, nga Fieri, Vlora dhe nga gjithë Shqipëria i sigurojmë për mbështetjen e pakursyer të Partisë Demokratike.

Protesta e blegtorëve nuk është shfaqje nga ato që bën qeveria, por klithmë nevoje. Është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë për litër vjet, në vetëm 120 lekë për litër sot. Kjo ka sjellë një krizë mbijetese për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset ose të therin tufat.

Blegtorët kanë paralajmëruar për intensifikimin e protestave, përfshirë bllokimin e rrugëve dhe refuzimin demonstrativ të dorëzimit të qumështit.

Ne do t’i mbështesim.

Beteja e çdo shqiptari për jetë më të mirë dhe dinjitet është edhe betejë e Partisë Demokratike.

O sot, o kurrë!

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …