Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për t’u betuar para Këshillit Bashkiak.
Avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Eugen Gjyzari, paralajmëroi që do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.
“Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste.
Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë. Nuk është e vërtetë.
Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, do ta marr tani.
Janë disa dokumente të falsifikuara. Ditën që u arrestua Beleri kemi një dëshmi me fakte të pavërteta. Beleri nuk është i dënuar në kuptim të ligjit, është i rehabilituar sipas ligjit”, u shpreh avokati i Belerit. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës”, tha avokati.