Kaso: Qëllimi i Ramës, t’i mbyllë gojën liderit të opozitës dhe të vijojë i qetë me aferat e tij antikombëtare

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ishte i pranishëm në tubimin qytetarër në mbështetjë të liderit të Opozitës, Sali Berisha, poshtë banesës së tij. Në fjalinë e tij Kaso tregoi strategjitë e Ramës për të përçarë Partinë Demokratike dhe bllokimin e fjalës së liderit opozitar Sali Berisha në mënyrë që të vijojë i qetë me projektet e tij antikombëtare.

Kaso u shpreh se arsyeja e burgosjes së kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit ka qënë që oozita ta ketë të pamundur ta ndalojë synimin e tij për betonizimin e bregdetit.

“Kjo është një strategji e qartë e pushtetit që sunon të mbajë të përçarë Partinë Demokratike  dhe ta bëjë atë të merret me hallet dhe problemet e saj të brendshme, duke i pamundësuar asaj që të bëjë opozitë.

Beteja e tyre, sa politike po ashtu edhe ligjore, ka të bëjë me pengmarjen politike të kryetarit të zgjehdur të bashkisë së Himarës, të dalë nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, i cili është rrëmbyer politikisht me urdhër të shtetit thjeshtë dhe vetëm për një qëllim, që opozita ta ketë të pamundur të ndalë dorën e shtetit që synon të betonizojë të gjithë bregun e detit, të gjithë rivierën shqiptare në emër dhe përllogari të oligarkëve të krimit të organizuar.

Beteja e tretë dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me përndjekjen politikisht të motivuar dhe me një proces i cili është fund e krye i sajuar nga Edi Rana, SPAk-u dhe nga gjithë ato vegla të tjera që synojnë ta mbajnë pushtetin akoma në fuqi me qëllim mbylljen e gojës së zërit më të fortë opozitar, të liderit historik të opozitës, partisë demokratike, kryetarit të saj prf, dr.Sali Berishës”, tha Kaso.

About Redaksia

Check Also

“Shteti flet për konsullatë serbe, në Kosovë gjenden varre masive”/ Deputetja-Ramës: Prit protestat!

Deputetja Marjana Koçeku e njohur si Neomalsorja, ka reaguar kundër nismës për hapjen e një …