Berisha thirrje shqiptarëve: Të hënën para parlamentit për të mbrojtur të ardhmen e vendit

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të hënën të dalin para parlamentit për të mbrojtur të ardhmen e vendit.
“Arben Ahmetaj u deklaroi shqiptarëve se ndërsa merrej me laminatet dhe pllakat në banjon dhe kuzhinën e tij, nuk merrej me zhdukjen e 60 milionë eurove në Dubai, para të paguara nga taksapaguesit për ndërtimin e djegësit të Tiranës.
A ka dëgjuar ndonjë prej jush se çfarë u bë me 30 milionë euro që u faturuan në sipërmarrje të të moshuarve në azil të pleqve? Çfarë u bë me to?
Dumani i partisë merret me pllakat dhe laminatet, por nuk merret me 130 milionë euro të zhdukura për ndërtimin e djegësit të Tiranës, për të cilin nuk ekziston asnjë gjurmë.
Të gjitha këto pra dëshmojnë rëndësinë jetike të protestës suaj.
E hëna është një ditë e madhe, është një ditë e bardhë, është dita juaj para parlamentit shqiptar.
Ndaj dhe unë u bëj thirrje demokratëve kudo që janë, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e fuqishme të ditës së hënë para parlamentit për t’i rikthyer tempullin e demokracisë shqiptarëve të lirë, për t’i rikthyer parlamentin qytetarëve sovranë që kanë votuar, për të mbrojtur aty pluralizmin, për të mbrojtur aty të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj, për protestën tuaj.
Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …