Deputët e PD, Ramadan Lika dhe Luan Baçi kanë mbajtur fjalën e tyre para demokratëve të cilët janë mbledhur me mijëra para parlamentit në mbështetje të opozitës. Lika u shpreh se është kënaqësi e madhe të mblidhen demokratët të gjithë bashkë kundër krimit që po bën Edi Rama kundër deputetëve të opozitës.
Lika tha se, ne besojmë fortë që deputetë janë bashkë demokratët do jenë bashkë dhe do ti rikthejmë legjitimitetin këtij parlamenti dhe për ti rikthyer dinjitetin demokratëve.
Gjithashtu edhe deputeti Luan Baçi theksoi se demokratët kanë një mijë arsye për të protestuar dhe se Edi Rama ka frikë nga qytetarët dhe e vërteta.
Baçi tha se Rama ka mbi 2 vite që po bllokohet nga Rama dhe se ka vendosur në arrest shtëpie kryetarin e PD-së, në mënyrë të jashtëligjshme , për të eleminuar PD dhe të shuajë pluralizmin.
“Mirëmbrëma të gjithëve demokrate dhe demokratë! Është kënaqësi e madhe që sonte jemi të mbledhur të gjithë bashkë para Parlamentit të Shqipërisë para këtij krimi që realisht Edi Rama po bën para deputetëve. Zonja dhe zotërinj është kënaqësi për ne të gjithë si deputetë të parlamentit si përfaqësues tuajt që sonte të bëjmë një thirrje të fortë që të bashkohen demokratët të jemi bashkë të gjithë dhe ti japim fundin një herë e përgjithmonë këtij parlamenti.
Vetëm bashkimi është ajo që çon PD drejt fitores, vetëm bashkimi duhet të jemi të gjithë së bashku, ta bëjmë këtë për fëmijët tanë.
Vëllezër e motra ju e dini më mirë se sot në Shqipëri përditë dhe më pak po pakësohemi prej një njeriu të tillë që ka bërë një regjim të jashtëzakonshëm. As në konën e Enver Hoxhës ku mund të ndodhë në një parlament pluralist që të shkojnë deputetët dhe të mos lejohen të futen nga garda.
Ne besojmë fortë që deputetë janë bashkë demokratët do jenë bashkë dhe do ti rikthejmë legjitimitetin këtij parlamenti dhe për ti rikthyer dinjitetin demokratëve”, tha Lika.