Fermerët paralajmërojnë protesta në të gjithë vendin

Fermerët kanë protestuat ditën e sotme para Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre.

Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre, mes të cilave janë Barazimi i TVSH për produktet bujqësore; Rimbursim për çdo litër qumësht; Naftë pa taksa për mjetet bujqësore; Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit; Subvencionim për farat dhe fidanët dhe Subvencionim për produktet organike.

Ata kanë paralajmëruar protesta gjatë të gjithë muajit shkurt duke filluar me Korçën nga dita e hënë.

Protesta pritet të kulmojë në Tiranë në ditët e para të muajit mars.

About Krye Redaktor

Check Also

Investimi në fond pensionesh private, këshillat e Fondit të Pensioneve SIGAL

Ndryshimet e thella demografike të dekadës së fundit të reflektuara edhe në të dhënat e …