Bashkimi i PD, sot mbledhja e Grupit Parlamentar në selinë e PD

Mbledhja e grupit parlamentar të PD do të zhvillohet sot në selinë e PD. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se mbledhja do zhvillohet të hënën në orën 15:00 në selinë e PD.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!“, shkruan Bardhi.

Bashkimi i PD tashmë është pjesë strukturore e PD. Mbledhja e grupit parlamentar bëhet për të parën herë në selinë e PD, ndërsa më parë janë zhvilluar në Kuvend.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, të modernizuar dhe më të vendosur se kurrë në misionin e saj!

Kryetari I PD, Sali Berisha tha se, demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, …