Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas përjashtimit të saj për 10 ditë nga Kuvendi, me votat e socistëve në Sekretariatin e Etikës.Vokshi thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.
“Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre. Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare. Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij… Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…“, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.
Socialistët në Sekretariatin e Etikës vendosën sot përjashtimin me 10 ditë të Albana Vokshit dhe Elda Hotit, pas kërkesës së vetë PS, lidhur me incidentet e djeshme në Kuvend.
Rilindja nuk ndalet në revanshin e saj për t’i mbyllur gojën opozitës. ditën e sotme S ka vendosur të përjashtojë nga punimet e Kuvendit, dy deputetet e opozitës, Elda Hoti dhe Albana Vokshi.
Socialistët vendosën sot që të dënojnë me 10 ditë dy demokratet të cilat në seancën e shkuar bllokuan punimet normale të Kuvendit, duke zaptuar foltoren e Kuvendit.
Gjatë seancës së kaluar u ndezën zhurmuesit, ndërkohë që opozita ka protestuar me pankarta në duar.