Fyerja e studentëve të Korçës me Kartën e Studentit

Eleina QIRICI

Karta e Studentit në Bashkinë e Korçës e prezantuar nga Ministrja e Arsimit dhe Kryebashkiaku i Korçës ishte injorimi dhe fyerja më e madhe që mund t’i bëhej studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Korçës “Fan S. Noli”. Gjithashtu kjo shfaqje, apo aktivitet i shëmtuar tregoi edhe një herë më shumë që na drejtojnë të paaftë, të paditur, të panxënë, njerëz pa asnjë interes për shqiptarët, por të papërgjegjshëm dhe postet i kanë vetëm për përfitime personale dhe aspak për progresin dhe prosperitetin e vendit në nivel lokal dhe kombëtar.

Kryetari i Bashkisë Korçë, që mesa duket qytetarët nuk e dëgjojnë më se çfarë thotë dhe se çfarë premton, tallet me studentët dhe korçarët dhe këtë e ka bërë profesion prej vitesh / dekadash.
Ndërkohë që prezente në aktivitet ishte edhe Ministrja e Arsimit, e cila pranoi të dëgjonte kryebashkiakun të lexonte “broçkulla” dhe jo vetëm kaq, por plot buzëqeshje tregonte entuziazëm. Gjithkush prej nesh pret që një ministër të reagojë kur dëgjon që studentëve u serviren premtime boshe dhe fyese, kur dëgjon të thuhen broçkulla, kur në thelb studentëve nuk u ofrohet asgjë.
Kam një pyetje retorike: ç’rol mori Ministrja e Arsimit dhe institucioni i saj lidhur me Kartën e Studentit që firmosej mes Bashkisë Korçë dhe Universitetit “Fan S. Noli”?
Çfarë Kartë e Studentit është kjo? Çfarë kartë është kjo që nuk i ofron asgjë studentëve, veçse tallje dhe një ‘show’ socialist për rrjetet sociale dhe televizionet?

Kryebashkiaku Sotiraq Filo premtoi:
1. 50% ulje çmimi për biletat e Teatrit në Korçë.
Po e pranojmë që një herë në disa javë, studentët e Universitetit të Korçës do të dynden në Teatër me gjysmë biletë. Sa mirë të ndodhë, nëse do të ndodhë.
2. Studentët do të shkojnë pa biletë në Pallatin e Sportit.
Pse kur ka patur ndonjëherë bileta për ndeshjet e shumësportëshit në këto 20 vitet e fundit të paktën? Kurrë nuk është paguar biletë në Pallatin e Sportit, jo vetëm prej studentëve, por prej askujt.
3. Studentët do të shkojnë me gjysmë biletë edhe një 3 apo 4 muzeume të Korçës.
Një ndihmë që nuk e kalon vlerën e 7 mijë lekëve të vjetra në 5 vite studimi. Impakti thuajse zero.
4. Për studentët që do të krijojnë biznesin e tyre, teksa janë studentë, nuk do të paguajnë tarifën e pastrimit, ndriçimit, gjelbërimit.
Impakt sërish thuajse zero, me mundësi thuajse zero që në vitin 2024 të kemi biznes të ri në Korçë, teksa me qindra biznese janë mbyllur përfundimisht.

Kjo është tallje, fyrje, përçmim dhe përbuzje, një sjellje e padenjë e Bashkisë Korçë dhe e qeveritarëve me studentët e Universitetit të Korçës.

Dhe meqë të korruptuarit në pushtet, por edhe të paaftët, nuk dinë, po ua japim zgjidhjen “falas” për pajisjen e studentëve me një Kartë Studenti, që nëse do të kishin vullnet për ta realizuar do të na pyesnin ne pedagogët, do të pyesnin qytetarët, ose do u drejtoheshin partnerëve të huaj, për të parë si funksionon Karta e Studentit në botë.

Që kyebashkiaku nga Korça të mos e kishte informacionin nuk na çudit aspak, por ministrja që erdhi nga kryeqendra për Kartën e Studentit pse nuk u konsultua me këshilltarët e saj, që paguhen nga ne, për të dhënë zgjidhjen, jo vetëm për studentët e Korçës, por për studentët e gjithë Shqipërisë.

Leksion për Ministren e Arsimit si më poshtë!
Kryebashkiakut dhe stafit të tij, përgjegjës për çështjen, i duhet vetëm vëmendje dhe vullnet për të hapur horizontin.

Partia Demokratike do të realizojë në qeverisjen e saj, atë që bën e gjithë bota:

KARTA E IDENTITEIT NDËRKOMBËTARE TË STUDENTIT
INTERNATIONAL STUDENT IDENTITY CARD (ISIC)
ID unike e studentit që njihet në të gjithë botën.

Karta ISIC është e vetmja kartë identiteti për studentët e pranuar ndërkombëtarisht e cila siguron verifikimin e statusit të studentit, mijëra zbritje në çmime dhe oferta në mbarë botën, si dhe akses në komunitetin global të studentëve.

Çfarë është një kartë ISIC?
Karta e Identitetit Ndërkombëtar të Studentit (ISIC) është e vetmja ID që vërteton statusin e studentit dhe njihet në të gjithë botën. Një kartë e njohur nën kujdesin e UNESCO-s dhe qarkullon nga viti 1953 nga ISIC Association me seli në Kopenhagë.

Çfarë ofron karta ISIC për mbajtësit e saj?
Ofron mbi 150.000 zbritje çmimi në shërbime dhe blerje për vendet anëtare të saj, me zbritje çmimesh në:
*bileta të linjëve ajrore; *bileta tragetesh; *biletat autobuzësh urbanë dhe interurbanë; paketa të telefonisë celulare; shërbime mjekësore; çmime më të ulta në dyqane me pakicë (zinxhirët e veshjeve dhe këpucëve, qendrat tregtare dhe pikat tregtare); çmime më të ulta në restorante, kafene, qendra argëtimi, muze, palestra; tarifa më të ulta në programe dhe çertifikime arsimore, etj.
Çfarë ofron Karta e Studentit ISIC për çdo vend anëtar gjenden online.

Cilët janë përfituesit?
Të gjithë studentët me kohë të plotë në vendet anëtare, në një institucion publik ose privat të arsimit të mesëm, të lartë, si dhe nxënësit mbi moshën 12 vjeç, kanë të drejtë për të mbajtur një Karët ISIC. Nuk ka kufi të sipërm moshe.
Abonimi kushton 15 euro për pajisjen me kartë plastike dhe dixhitale.

***
Këtë të bëjë Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, për të trajtuar studentët si çdo vend tjetër në botën e përparuar dhe jo vetëm, për t’u dhënë të gjitha mundësitë të rinjve tanë studentë që të lëvizin më lirshëm në botë dhe të përfitojnë financiarisht nga gjithçka që u ofrohet, duke qënë të barabartë me këdo të ri dhe të re në botë.

Do e bëjmë ne si PDSH realitet këtë, sepse objektivi i Partisë Socialiste ka qenë dhe është në këto 11 vite qeverisje dëbimi, largimi i të rinjve nga Shqipëria, kështu që askush nuk pret asgjë prej Qeverisë aktuale, që i ka vënë kazmën sistemit të arsimit në të gjitha nivelet, si dhe të gjithë sektorëve të tjerë.
Por të paktën, u lutem mos talleni me të rinjtë!

***
Për më shumë informacion këto janë vendet anëtare të Kartës së Studentit ISIC:
Afrika e Jugut, Andorra, Angola, Arabia Saudite, Argjentina, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bahrein, Bangladesh, Bjellorusi, Belgjikë, Brazil, Britania e Madhe, Brunei, Bullgari, Çeki, Danimarkë, Egjipt, Ekuador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estoni, Finlandë, Francë, Gjergji, Gjermani, Greqi, Guatemala, Holandë, Hong Kong, Hungari, Islandë, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Irlandë, Izrael, Itali, Japoni, Jordani, Kamerun, Kanada, Katar, Kazakistan, Kenia, Kili, Kina, Kirgistan, Kongo, Koreja e Jugut, Kosovë, Kroaci, Kuvajt, Letoni, Liban, Libi, Lituani, Makau, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Malajzi, Maltë, Meksikë, Nigeri, Norvegji, Oman, Pakistan, Panama, Peru, Poloni, Portugali, Porto Riko, Qipro, Rumani, Rusi, Ruanda, Republika Domenikane, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Somalia, Spanja, Sri Lanka, Sudan; Suedi, Siri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvan, Tunizi, Turqi, Ukrainë, Uruguai, Uzbekistan, Venezuela, Vietnam, Zelandë e Re, Zimbabue, Zvicër.
#aksion #vizion

 

About Redaksia

Check Also

Noka: Shpopullimi dhe plaçkitja, projekt politik i Edi Ramës!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarët …