Darka e fundit e Macron me Mbappe

Emmanuel Macron është një tifoz i madh i futbollit. PSG, skuadra e tij e zemrës, do të humbasë shërbimet e Kylian Mbappe në fundin e sezonit. Me sulmuesin që do të vijojë karrierën te Reali i Madridit.

Fakt që e ka pranuar edhe presidenti i Republikës së Francës. Edhe pse në disa raste ka tentuar ta bindë që të rinovojë dhe të mos largohet nga “Parc des Princes”.

Sëfundmi pati një tjetër bisedë me 24-vjeçarin gjatë darkës së para dy ditëve, rreth së cilës për L’Equipe u shpreh se nuk provoi t’i ndryshonte mendimin “yllit” francez.

A ishte një darkë për ta mbajtur te PSG-ja? Jo, aspak. Nuk ka patur asnjë diskutim për këtë temë, është detyra e drejtuesve të klubit të merren me një gjë të tillë.

Ishte normale që Mbappe të ishte pjesë e darkës, ai është një kampion i madh që dha kontribut në rrugëtimin e ekipit kombëtar në Botërorin e Katarit.

Gjithashtu ka meritat e tij në sukseset e PSG-së gjatë 7 viteve të fundit. Mendoj se të gjithë francezët e admirojnë këtë futbollist të madh, por e përsëris që nuk folëm për të ardhmen e tij”, u shpreh Macron.

About Redaksia

Check Also

UEFA merr vendim, Serbia pa tifozë në Tiranë

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuese të Kupës së Botës 2026, UEFA …