1 Mars 1945, i pari gjyq special në Shqipëri ku u dënuan 60 nacionalistë

Bujar LESKAJ

Gjyqi Special i Tiranës (1 mars- 13 prill 1945), “gjykoi” dhe “dënoi” në 31 seanca, 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë të luftës:
U dënuan 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me burgime të ndryshme.
Midis tyre ishin intelektualët dhe nacionalistët e njohur: Bahri Omari, Kolë Tromara, Aqif Përmeti, Ismail Golemi etj, të cilët u pushkatuan.
Trupi gjykues përbehej nga 9 vetë: Koçi Xoxe (teneqexhi me 5 klasë shkollë), Hysni Kapo, Beqir Balluku, Hajdar Aranitasi, Gaqo Boboshtica, Medar Shtylla; Faik Shehu, Halim Budo, gjykatës, Gaqo Floqi.
Prokuror i Përgjithshëm ishte Bedri Spahiu, ndërsa kryetar gjyqi ishte Koçi Xoxe, zv. kryetar i qeverisë.
Vite më vonë edhe Koçi Xoxe u dënua me pushkatim nga një gjyq ushtarak me prokuror akuze Bedri Spahiun.
Më vonë edhe Bedri Spahiu u dënua si armik me burg e internim nga një gjyq i tipit të tillë komunist.

About Krye Redaktor

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …