Lubonja për Tv grek “Skai”: Dënimi i Belerit nuk është çudi për ne, Rama kontrollon drejtësinë

Analisti Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për televizionin grek ‘Skai’ pas vendimit të GJKKO për të dënuar me 2 vite burg Fredi Belerin. Lubonja deklaroi se, në Shqipëri kryeministri Edi Rama kontrollon drejtësinë me gjyqtarë të korruptuar.

“Nuk është një gjë e çuditshme per ne. Të kesh gjyqtarë të korruptuar është mënyra më e mirë për të kapur sistemin e drejtësisë, për Edi Ramën dhe partinë e tij shtet. Kjo gjyqtare është kapur në Greqi me dokumente të falsifikuara dhe ajo e ka fshehur këtë fakt. Një nga mënyrat për të kontrolluar këta njerëz është e shkuara e tyre e korruptuar”, deklaroi Lubonja.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

About Redaksia

Check Also

Isuf Çelaj: 14 vite mashtrime me Tropojën dhe Hasin, asnjë investim në rrugë dhe shëndetësi!

Deputeti i PD, Isuf Çelaj, gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2027, ka denoncuar mungesën e investimeve …