Tronditet Real Madridi, Carlo Ancelotti mund të dënohet me burg  

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti do të përballet me akuza për evazion fiskal.

Ancelotti po akuzohet se ka dëmtuar Spanjën me mbi 1 milion euro taksa të papaguara duke deklaruar pasuri të rreme gjatë viteve fiskale 2014 dhe 2015.

Gjatë kësaj periudhe, trajneri italian drejtonte ekipin e Real Madridit.

Prokurorët pretendojnë se italiani ka deklaruar vetëm të ardhurat që ka marrë nga Real Madrid dhe nuk ka deklaruar të ardhura nga të drejtat e imazhit.

Sipas aktakuzës, Ancelotti nënshkroi kontratë personale më 1 korrik 2013, në të cilën ia transferoi të drejtat e përdorimit të imazhit kompanisë “Vapia Limited” për një periudhë 10-vjeçare dhe me një tarifë prej 25 milionë euro.

Një ditë më vonë, ajo kompani e emëroi Ancelottin si përfaqësues të saj, duke “i lejuar atij fuqinë maksimale për të ushtruar të drejtat e imazhit”.

Më vonë, në një datë të pacaktuar, një aneks i kontratës shkurtoi kohëzgjatjen në tre vjet, ndërsa çmimi i të drejtës së përdorimit të imazhit u ul në 1 milion euro.

Carlo po akuzohet për dy çështje, ku nëse vërtetohet se është fajtor mund të dënohet me 4 vite dhe 9 muaj burg.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …