Nga Alba KEPI
“Të nderuar drejtues të Agjensive e tureve turistike Muzeu do të qëndrojë mbyllur për 4 vite. Hapet më 15 mars 2028”.
Ky është pak a shumë komunikimi sot mbi mbylljen e Muzeut historik Kombëtar, i cili sapo inauguroi restaurimin e fasadës e mozaikut të tij qëndrorë.
Motivi?
Restaurimi e rikonstruktimi i tij.
Se pse duhen kryer disa herë punime një herë fasada e më pas të nis ristrukturimi vetëm mendja diabolike e mundëson.
Muzeu Kombëtar kur të hapet e pas 4 vitesh, do këtë Bar kafe, Restorant kafe, Teracë restorant e kafe, Shop kafe, Librari, salla studimi, salla ekspozitash të përkohshme.
Restaurimi pa dyshim do sjelli materiale të reja, strukturë më moderne, por dhe biznese të reja PPP.
E bashkë me to dixhitalizimi, siguria, teknogjia etj etj.
Kosto e rikostruktimit nuk dihet.
Studio e huaj e arkitektuës me bazë në Rotterdam e që ka fituar projektin, në faqen e transparencës së saj shkruan;
“Restricted competition. First prize”.
Për fat thuhet se do këtë po të njëjta 8 pavione që ka dhe sot;
Antikiteti, Mesjeta, Rilindja, Ikonografia, Pavarësis e Monarkia, Lufta Clirimtare, Genocidi Komunist e Pavioni Modern.
Projekti i financuar nga Ministria e Kulturês e nga programet e BE shfaqet si një ambicie fake e një qeverie që pilastrat më të rëndesishme të historisë, identitetit, studimit shkencorë, trashëgimisë e pasurisë arkeologjike, arkitektonike, natyrore e pasurore i ka groposur me beton e partneritete private.
Kjo studio e huaj arkitekture ka fituar të gjitha projektet për restaurimin e historisë e kulturën shqiptare nga Shkodra në Gjirokastër, nga Vjosa në Durrës.