Prokuroria vulos rolin kriminal të Policisë së Ballës në nxjerrjen e videos!

Nga Petrit VASILI

Prokuroria deklaroi sot se:

“Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme”.

Përfundimisht Policia ka hyrë në rrugën pa kthim të shndërrimit në zorrën qorre të qeverisë, të mashtrimit dhe manipulimit të opinionit publik.

Policia mashtroi e manipuloi provat për të ndjerin Klodian Rasha, perzuri e persekutoi Dritan Zagani që denoncoi trafikun e droges, Emiljano Nuhun se denoncoi ndërhyrjet e Taulant Ballës, manipuloi fajin e saj për vdekjet e të ndaluarve në paraburgim.

Me regji të Edi Ramës në vazhdim të urrejtjes klasore ndaj familjes mbretërore, Policia e Ramës përdori kriminalisht një video të një konflikti të brendshëm familjar për të diskredituar këtë familje me një vend të qartë në historinë e Shqipërisë.

Me regji të Edi Ramës Policia përdori videon për të zhurmuar ndaj Rezolutës asgjesuese të Partive Popullore Europiane që nxjerr në shesh fytyrën e narkoshtetit.

Me regji të Edi Ramës Policia e Ballës u përdor kriminalisht për të zhurmuar për skandalet e tmerrshme korruptive që po zbulohen çdo ditë dhe për inkriminimin e qeverisë në afera mafioze.

Shqipëria ka sot një polici të pabesë dhe armike të qytetarëve.

Shqipëria ka sot një polici që është shndërruar në një zgjatim mafioz të qeverisë dhe pastruese e haureve të qelbur të narkoqeverisjes.

Rasti i nxjerrjes së videos që lidhej me familjen mbretërore është kulmimi i kalbjes dhe faqes së zezë të Ministrit Balla dhe policisë së tij të shtetit.

 

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …