Atë që e ndalonte ligji tani e kalon Maliqi Edvin me KKT!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me vendimin e mazhorancës socialiste për të kaluar në Kuvend ligjin për Burimet Ujore.

Në rrjetin e tij social Malltezi shprehet se ligji kaloi partizançe, pa asnjë konsultim, ndërsa shtoi se ligji i mëparshëm ndalonte ndërtimet në brigjet e lumenjve dhe 100m e parë të vijës bregdetare. Ndryshimet në ligjin e ri sipas Malltezit u bënë për të ngritur gardhe nëpër plazhe për hajdutët strategjik.

Reagimi i Jamarbër Malltezit

Atë që e ndalonte ligji tani e kalon Maliqi Edvin me KKT! Sot kaluan partizançe, pa asnjë konsultë Ligjin e ri për Burimet Ujore. Ka qenë në fuqi ligji për burimet ujore që (1) ndalonte ndërtimet në brigjet e lumenjve dhe 100m e parë të vijës bregdetare dhe (2) ruante konceptin e servitutit ne brigjet pra nuk lejonte gardhet në plazhe! Por paçka se bëmë 3 padi në SPAK, mender jush ssssskape! u kthye në letrën higjienike të Edi Ramës e nuk vepron se ka frikë. Tani po ndryshojnë ligjin për të ngrit gardhe plazheve të hajdutëve strategjikë. Atë që e ndalon ligji po e lejojnë që ta kapërcejë KKT e banditëve në pushtet. Ja 2 foto nga historiku në facebook për ilustrim si edhe Neni 8 që kaluan sot për të kapërcyer shkeljet ligjore që kishin kryer deri sot.

About Redaksia

Check Also

Edvin, 10 gushti është një ditë që mund të bëheshe njeri!

Nga Sali BERISHA Edvin! Dje ishte 38 vjetori i varjes në litar në sheshin qendror …