Berisha: Koha të veprojmë, të ndahemi nga kjo e keqe e madhe!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh pasditen e së hënës se koha është të veprojmë, ndërsa uroi që muaji i Ramazanit të frymëzojë shqiptarët të ngrihen dhe të ndahemi nga kjo e keqe e madhe

“Muaji i madhnueshëm i Ramazanit është muaji i sakrificës, është muaji që afron njeriun me Zotin.

Ju uroj dhe njëherë të gjithë ata që agjërojnë dhe e nderojnë këtë muaj.

Por uroj gjithashtu të frymëzojë shqiptarët në nderim të sakrificës së tyre, të ngrihen, të ndahemi nga kjo e keqe e madhe.

Të mos presim nga askush përveçse vetja jonë”, tha Berisha, duke shtuar se  fatin duhet ta marrim në duar vetë.

Lideri i opozitës theksoi se vetëm ata që marrin fatin e tyre në duar e kanë atë në anën e tyre.

“Ndaj dhe ne të bashkohemi me mbarë qytetarët e këtij vendi, të bashkohemi si opozitë dhe të ngrihemi.

Mosbindja civile është rruga e vetme.

Ata të cilët ju predikojnë rrugë tjetër, ose nuk arrijnë të kuptojnë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ose edhe më keq, duan të justifikojnë vjedhjen e votës nga ky kriminel elektoral i pashembullt në Europë.

Ndaj dhe koha nuk pret, le të ngrihemi ne, të sigurt në fitoren tonë, në ngadhënjimin tone”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …