Aksidenti tragjik në Tepelenë, kush ishin 4 personat që humbën jetën

Katër persona humbën jetë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të trefishtë në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme (17 mars).

Si paosjë e këtij aksidenti të rëndë kanë humbur jetën shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.

Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç.

Njoftimi i policisë/ Tepelenë

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.

Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …