Luka: Shpopullimi po kthehet në realitet dhimbjeje për Shqipërinë!

Sekretarja e Lidhjes Demokratike etë Gruas Laprakë, Marjeta Luka mori pjesë në ditën e 77 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të Opozitës Sali Berisha, poshtë banesës së tij. Nga foltorja, Luka u shpreh se që nga momenti që Rama është në krye të qeverisë, e vetmja fjalë që qytetarët dëgjojnë është ‘shpopullimi’.

“Artikulimi aq i shpeshtë i fjalës ‘shpopullim’ është shumë i dhimbshëm në realitetin ku jetojmë. Të gjithë duan të ikin e nëse pyesim kryeministrin pse iki shqiptarët, ai thotë: punë ka, por nuk ka profesionist!

Po, pikërisht, mashtrues të kategorisë më të lartë. Kjo ndodh sepse politikat e tij qeveritare kanë detyruar ti largojnë shqiptarët sepse ai ka rritur vetëm rrogat e ministrave dhe gjyqtarëve, që në fakt i përdor kur ti nevijitet për të falsifikuar ndonjë dokument, sië ka bërë edhe me ju doktor, apo për të mbushur xhepat e ndonjë oligarku. Zotëria nuk mund të vendosë një minimum jetik sepse rroga minimale prej 40 mijë lekësh nuk mjafton, as të mbyllet qeraja e as të mbyllen nevojatmujore të një familje normale. I riu nuk gjen shpresë në vendine  tij e kjo është shumë  e dhimbshme”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …