Gjekmarkaj: Jemi përballë një regjimi, jemi në betejë pa kthim!

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD, tha gjatë takimit me demokratët në Mat, se PD është vënë në vëlizje, është vënë në ecje dhe do të ndalet vetëm në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

“Jemi përballë një regjimi dhe jemi në një betejë pa kthim e kompromis. Një qeveri, e cila punon kundër popullit të vet, ikën qeveria dhe jo populli. Por kjo qeveri po detyron qytetarët që të largohen, në mënyrë që të mbretërojë vetë. Ne do e ndalojmë këtë”, tha Gjekmarkaj.

Ai shtoi se duke u bashkuar secili qytet më qytet, fshat më fshat, duke folur me njerëzit, ne do të mundim këtë qeveri me bashibozukë e batakçinj.

“Nuk ka arsye që ne të kemi frikë prej tyre, që të mposhtemi sepse na bëjnë presion”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Skandal në Bashkinë Lezhë! Pjerin Ndreu paguan individë pa u paraqitur fare në punë!

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Lezhë, ku u mor vendimi për rritjen e …