Edi Rama, mos prek gazetarët!

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili shtyu gazetaren Ambrozia Meta, teksa kjo e fundit i drejtoi një pyetje mbi investimet në zonat strategjike të Shqipërisë.

Në një reagim në rrjete sociale, Vokshi e ka cilësuar veprimin e Ramës poshtërues teksa shprehet se ky është një rekord i ri kërcënimesh dhe shantazhesh i kryeministrit ndaj çdo zëri të lirë.

Reagimi i Vokshit

Sjelljet intimiduese dhe poshtëruese të Kryeministrit Rama ndaj gazetares së Syri.TV, Ambrioza Meta shënuan një rekord të ri të kërcënimeve dhe shantazheve të çdo zëri të lirë dhe llogarikërkues në Shqipëri.

Edi Rama guxoi të prekte fizikisht, një vajzë, një gazetare, duke e shtyrë atë në përpjekje për të ikur nga pyetjet e saj rreth investimeve në zonat strategjike të Shqipërisë.

Edi Rama do të kujtohet si kryeministri famëkeq që s’la gazetar pa kërcënuar, e s’la media pa kontrolluar, nga frika e tmerri se çdo ditë po i zbulohen urdhrat e ligjet korruptive, që iu ka dhënë “ushtarëve” të tij në qeveri e institucione, që sot janë në qeli.

Edi Rama mos prek gazetarët!

Pa media të lirë, nuk ka demokraci.

About Redaksia

Check Also

E dhunuan patronazhistët e Ramës/ Flet aktivisti: Do të kenë qenë të sigurimit, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga …