Bild: Mou-Bayern mund të kryhet, e konfirmon edhe drejtori sportiv

Fill pas largimit të tij nga Roma, dukej një thashethem, një emër mediatik për një klub të madh si Bayern Munich, por sipas Bild: Jose Mourinho-Bayern është një opsion konkret, kjo pasi edhe drejtori sportiv i klubit gjerman e ka lënë të hapur këtë pistë. Në fund të këtij sezoni, Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich, ky fakt ka bërë që këtë periudhë të lakohen shumë emra, një prej tyre ka qenë edhe Jurgen Klopp, por Max Eberl, drejtori i Bayern e ka përjashtuar si opsion.

Mourinho

“Ne respektojmë zgjedhjen e tij, dëshiron të pushojë”. Ndërkohë, i pyetur për Mourinho, Eberl la gjithçka të hapur: “Sigurisht, ne po ndjekim të gjithë profilet që janë të disponueshëm. Janë mbi katër trajnerë që ne po ndjekim. Mourinho po mëson gjermanisht? Këtë nuk e di”, u shpreh drejtori i Bayern Munich.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …