Të futet në rendin e ditës mocioni për gjenocidin serb në Kosovë!

Deputeti i PD, Tritan Shehu denoncoi një shkelje të procedurës parlamentare, që sipas tij është me pasoja të mëdha për vendin dhe për rajonin. Ai ka kërkuar njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Shehu tha se heshtja ka një çmim të rëndë për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.

“Muaj përpara, ne, një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik, kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovës”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Apeli i 21 organizatave civile: Të ndalet gërryerja e demokracisë në Shqipëri!

DEKLARATË PËR SHTYP PËR MIRATIMIN E REZOLUTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE FORCIMIN …