Mal Berisha me senatorin amerikan: Europa e sigurtë falë TAP! U evituan joshjet korruptive ruse

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan Cory Booker, anëtar i Komisionit të Mardhënjeve me Jashtë në Senat.

Diplomati Berisha thekson se, Evropa sot është më e sigurtë falë projektit TAP dhe kjo është arritur nga largpamësia e qeverisë shqiptare e cila evitoi ndërhyrjet dhe joshjet korruptive ruse.

Postimi i plotë i Mal Berishës në Facebook

Miq!

Sot pata një takim miqësor me Senatorin Amerikan, Cory Booker, anëtar i Komisionit të Mardhënjeve me Jashtë në Senat.

Shërbimi im në Mbretërinë e Bashkuar si Ambasador i Shqiperisë  në Oborrin e Shën Xhejmsit dhe  studimet e Senatorit në Universitetin e Oxfordit ishin temë interesante e bisedës.

Pata rastin t’i tregoja Senatorit rolin strategjik që po luan Shqipëria duke evituar vartësine e Evropës Perëndimore nga gazësjellësat Ruse në veri, nëpërmjet të Trans Adriatic Pipeline (TAP) që vjen nga Azerbajxhani dhe largpamësinë e Qeverisë Shqiptare që e inicioi atë projekt duke evituar  ndërhyrjet dhe joshjet korruptive ruse.

Evropa ështe më e sigurtë falë TAP – it sot.

Senatori e vlerësoi këtë rol që Shqipëria po luan sot brenda Aleancës së Atlantikut Verior NATO.

Proud to be Albanian!

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply