Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Korreshi deputetëve të PS: Po flasim për 200 milionë euro…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, në komisioni hetimor për sterilizimet dhe atë Check-Up-it, ka deklaruar se anëtarët e mazhorancës po sillen si opozita me aksionin opozitar.

Korreshi: Keni marrë pak eksperiencë nga aksionet tona. Na mallëngjyet. Po flasim për 200 mln euro. Për 1200 euro keni lënë mamografinë e Lushnjes. Ose do e kthejmë nga e para këtë punë ose të marrin tenxhere e kusi e të nisim t’i biem.

Vokshi-Ndrecës: Kjo është nisur mbi bazën e raporteve dhe akuzave. Qetësohu se kemi katër muaj

Ndreca: Nuk kemi ardhur për të të dëgjuar ty.

Vokshi: Jemi ne që e kemi denoncuar. Jemi bazuar në një sërë raportesh. Nëse ju kanë urdhëruar të vini të bëni zhurmuesin… Bëni detyrën e deputetit.

About Redaksia

Check Also

80 vite nga Kryengritja e Postribës, Spahia: Ata u ngritën kundër regjimit komunist dhe u bënë shembull për mbarë Shqipërinë

Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi …