Spahia: Rama dhe Beci, aleancë me bandat për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës

Bardh Spahia, anëtar i Kryesisë së PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Edi Rama dhe Benet Beci po bashkëpunojnë me bandat për të uzurpuar Shkodrën. Duke e cilësuar Edi Ramën një mashtrues të rëndomtë, Spahia shprehet se në vend që të mashtrojë shkodranët dhe lezhianët, Edi Rama bën mirë të mbarojë rrugën e premtuar 5 vite më parë.

Postimi nga Bardh Spahia

Rama, ky mashtrues i rëndomtë.

Një shkresë zyrtare nga Bashkia e vjedhur nga Benet Beci, për Faktoje.al, përgënjeshtron përtej çdo dyshimi Edi Ramën, kur ai më bën mua përgjegjës, si në videon më poshtë,  për vonesat e shpronësimeve në rrugën Velipojë-Shëngjin. 👇

Në dokumentin e Bashkisë së Edi Ramës, që e shihni edhe të nënvizuar, thuhet se Bashkia e Shkodrës i ka kryer detyrimet e veta në lidhje me shpronësimet që në vitin 2023. 👇

Pra, kur Edi Rama dhe Benet Beci bënin aleancë me bandat për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës, bashkë me ekipin tim, ia dolëm të mbyllim një procedurë të vështirë dhe komplekse, duke lënë gati çdo gjë për ndërtimin e rrugës.

Në vend që të mashtrojë shkodranët dhe lezhianët, Edi Rama bën mirë të mbarojë rrugën e premtuar 5 vite më parë. Rajoni ynë i mrekullueshëm, me resurse të jashtëzakonshme turistikë, nuk ka pse vuan braktisjen, paaftësinë dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …