Nga Redin HAFIZI
Kushdo që e mbron SPAK-un po e bën këtë strukturë shumë qesharake, ndërkohë që më në fund Administrata Amerikane e ka kuptuar se SPAK do të bëhet strukturë tamam serioze vetëm duke ndjekur kritikat dhe jo ledhatimet. Deri tani keni parë valë arrestimesh, ndërkohë që Administrata Amerikane po kërkon dallgë të fuqishme arrestimesh.
Nuk flitet më për peshq të mëdhenj, pasi sipas ledhatuesve të SPAK ata janë në rrjetë. Ndërkohë Amerikanët kërkojnë në rrjetë peshkaqenët që po rrezikojnë çdo breg deti në Shqipëri, që po rrezikojnë të ardhurat për qytetarët Shqiptarë.
Peshkaqenët dolën në brigjet tona pas incidenteve të sajuara nga Rusët dhe Shqiptarët në qeverri pas luftës së dytë botërore. Ata peshkaqenë jo vetëm nuk u zhdukën, por u ushqyhen që të shqyhejnë Shqiptarët. Jemi në vitin e 83-të të dhunës së peshkaqenëve mbi Shqiptarët.