Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin e drogës të Xibrakës dhe lidhjet e tij me kreun e këtij karteli droge. Në një letër të gjatë të shkruar nga vetë Edi Rama, Olsi Rama pranon të jetë shoqëruar me drejtues të këtij karteli edhe pse nuk jep emra, por shton se për këto takime ai nuk i jep llogari askujt. “Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale’, shprehet Olsi Raa duke kërcënuar ata që mund ta hetojnë.

Pra, mesazhi është i qatë për SPAK. Olsi Rama nuk ka ndër mend ti japë llogari ayre nëse nisin një hetim të mundshëm pas denoncimit të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gaz Bardhi.

Reagimi i Olsi Ramës:

Nuk jam as i shokuar, as hiç i habitur nga kjo rinxjerrje e një akuze të përsëritur vite më parë prej një njeriu që nuk ka lënë pjesë të familjes time pa prekur paburrërisht. Futja e njerëzve të familjes tonë – nga babai i ndarë nga jeta para se sa Edi të merrte detyrën, tek i biri kur ishte vetëm 10 vjeç – në çorbën e thashethemeve dhe akuzave nga më monstruozet që kundërshtarët e tim vëllai i sajojnë se s’dinë se si ta mundin atë me votë, është një mizerabilitet njerëzor që ne fatkeqësisht e kemi pranuar si një realitet, por të cilin duhet me doemos ta ndryshojmë sa nuk është shumë vonë.

Deri më sot nuk kisha marrë asnjëherë mundimin tju përgjigjesha akuzave drejt meje i ndërgjegjshëm se këto ishin dhe janë pjesë e baltës poltike ndaj tim vëllai e jo ndaj meje. Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht.

Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale.

As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje.

Megjithatë s’është as puna ime, as natyra ime të jap e marr me burra që siç thotë populli, “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Unë kurrë s’kam pasur punë me këtë shtet që kur ika në vitin e mbrapshtë 1997 në kushtet e kërcënimit të jetës dhe pasi jam kthyer në këtë vend ku drejtoj klubin e futbollit “Partizani”.

Jam krenar për tim vëlla, e votoj me kënaqësi si pjesë e shumicës së shqiptarëve për kaq vite dhe ia bëj hallall pjesën time të baltës familjare për shkak të detyrës së tij. Po as jam përfshirë ndonjëherë me politikë, apo me hallet e punës së tij dhe as i kam shkuar ndonjëherë në zyrë, apo kam kërkuar ndonjëherë prej tij ose ministrave të tij ndonjë favor. Për shembull, më vjen keq që prej vitesh klubi “Partizani” kërkon pa sukses nga Ministria e Mbrojtjes, kthimin e disa barakave të shkatërruara të ushtrisë në terren sportiv, për t’ia bashkëngjitur kompleksit sportiv që Presidenti i klubit e ka investuar vetë dhe asgjë nuk lëviz Në vitin 2025 Shqipëria do të mikpresë Europianin e të rinjve U-17 dhe stadiumi i Partizanit është përzgjedhur si një nga stadiumet e këtij kompeticioni që vjen për herë të parë në Ballkan. Uroj që qeveria t’ia japë më në fund “Partizanit” ato barraka që kalben mbi tokë pa asnjë ushtar rrotull tyre, që klubi ynë të krijojë një hapësirë të re të gjelbër për shumë djemtë e vajzat që luajnë futboll.

Ndërsa për sa i takon lidhjeve të mia me drogën, ato janë po aq të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit që më akuzon. Kështuqë dhe kaq sa i kushtova këtij teatri kukullash e shpenzova vetëm në emër të dinjitetit të rolit tim si drejtues i një klubi futbolli, ku racizmi dhe droga konsiderohen armiq të njeriut dhe shoqërisë.

Çfarë akuzash bëri Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës:

Kujtojmë se sot (28 mars) Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar Olsi Ramën, si të përfshirë në çështjen e organizatës kriminale të Xibrakës. Bardhi ka publikuar disa dokumente të prokurorisë, ku përfshirja e Olsi Ramës sipas tij është lënë pa emër, por sipas tij është identifikuar makina që ai përdor.

Sipas Gazment Bardhit ” Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton gjithashtu se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj kanë përdorur disa herë, së bashku dhe veç e veç, automjetin me targa AA653DM.

Gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, kur u planifikua dhe u zbatua plani për ngritjen e laboratorit të kokainës, automjeti me targa AA653DM është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal). E ndërsa tre të tjerët janë identifikuar nga Policia, duke përshkruar edhe automjetet me të cilët kanë lëvizur gjatë takimit me grupin kriminal në bazën e tyre në Tiranë, 45 vjecari, përdorues i automjetit me targa AA653DM nuk është identifikuar me emër.

Pra, policia dhe prokuroria, i vendosin në dosje moshën fikse të personit, por jo emrin! “Pak kohë më parë, bëra të njohur faktin se disponoj prova që e lidhin Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit të Shqipërisë, me organizatën kriminale të trafikimit të drogës në Xibrakë, organizatë kjo e zbuluar 10 vite më parë nga organet ligjzbatuese gjermane.

Këto prova faktojnë se Shqipëria nuk udhëhiqet nga një qeveri demokratike, por sundohet nga një kryeministër i marrë peng nga organizatat kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ky është cilësimi më i butë që munda të bëja për Edi Ramën. Sepse faktet që do të prezatoj sot mund ta bëjnë bashkëpunëtor apo në aleancë me këto organizata të krimit të organizuar. Çështja “Xibraka” është modeli i rënies së shtetit dhe i ngritjes së krimit. Ishte laboratori i parë i kokainës që zbulohej në Shqipëri vetëm 1 vit pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës“.

Siç ju kujtohet besoj, zbulimi i laboratorit të kokainës nuk ishte një vepër e policisë shqiptare. Megjithëse në një vend të hapur, me aktivitet të pazakontë, as policia jonë, as shërbimi ynë sekret, nën komandën e kryeministrit, nuk kishin asnjë informacion. Sinjalizimi erdhi nga Prokuroria gjermane në Hanover, e cila kishte rënë në gjurmë të organizatës kriminale të Genci Xhixhës dhe planeve për të trafikuar kokainë në Gjermani.

Vetëm pas sinjalizimit nga Gjermania, policia shqiptare zbuloi në Nëntor 2014 laboratorin e kokainës, lëndën e parë për nxjerrjen e kokainës dhe arrestoi 9 persona. Një aksion i madh, që dështoi të arrestojë kreun e organizatës, Genci Xhixha, i cili u kthye nga rruga ditën e operacionit të arrestimit.

Sa për rifreskim të kujtesës, të gjithë të arrestuarit morën dënime minimale dhe janë prej vitesh qytetarë të lirë. Ndërsa Genci Xhixha, nuk u gjend asnjëherë nga policia shqiptare.

Dhe ka një arsye për këtë. Kreu i organizatës që trafikonte kokainë nga Kolumbia në Shqipëri për ta tregtuar në Gjermani, ishte mik i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, Edi Rama.

Të gjitha këto ju i keni dëgjuar ndër vite, por sot nuk jam këtu për të bërë akuza politike apo për të hedhur baltë, siç i pëlqen Edi Ramës të quajë gjithçka që implikon pushtetin apo familjarë të tij me krimin.

Unë sot jam këtu për të sjellë fakte që gjenden në dosjen penale të Xibrakës. Fakte dhe rrethana që nuk u hetuan asnjëherë të plota, megjithëse ekzistonte, të paktën deri para disa vitesh, një dosje hetimore paralele sekrete me dosjen e Xibrakës.

Këto fakte dhe rrethana që gjenden në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës, provojnë marrëdhënien e besimit mes kryetrafikantit të arratisur të drogës së Xibrakës dhe vëllait të kryeministrit.

About Krye Redaktor

Check Also

Foto-lajm/ Yuri Kim hidhet në rrugë nga Marco Rubio

Tani do të hajë barin e demokratëve. Në foto Yuri Kim duke protestuar pas shkarkimit …