Kryetarja e komanduar e Himarës, Lubonja: Me të në krye bëhet e mundur që të mos hapen kartat

Analisti Fatos Lubonja tha se, zgjedhja e Blerina Balajt, kryetare e komanduar e bashkisë së Himarës është e padrejtë edhe moralisht edhe ligjërisht. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se, zonja është zgjedhur nga Jorgo Goro, i akuzuar nga SPAK për grabitje tokash.

Lubonja u shpreh se, në Shqipëri bashkitë funksionojnë si organizatë kriminale për të grabitur qytetarët.

Ai shtoi se, Blerina Bala u zgjodh si kryebashkiake e Himarës, pasi ajo ishte zëvendësuese e Goros dhe për rrjedhojë, me të në krye të bashkisë, maxhoranca bën të mundur “që të mos hapen kartat” në Himarë.

“Nuk është e drejtë moralisht zgjedhja e Blerina Balës. Zgjedhja e saj është e padrejtë moralisht, sepse është zgjedhur nga Jorgo Goro. Në Itali ka një ligj, që nëse dyshohet se bashkia funksionon si organizatë kriminale, shkrihet. U vendos zonja, që mos t’ua zbulojmë kartat. Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Është sistematike në Shqipëri që bashkitë funksionojnë si organizata kriminale, grabisin toka dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe të gjithë mbahemi nga këta para. Bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë”, deklaroi Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …