Pse Balla po “viziton” SPAK-un?

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla prej më shumë se një ore ndodhet në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk ka asnjë informacion përse Balla ndodhet në SPAK, por burimet mediatike bëjnë me dije se ai po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin.

“Jo zyrtarisht mësohet se është takim pune, rutinë. Kemi pyetur edhe pranë SPAK nëse ka një takim zyrtar, ende nuk e kemi një përgjigje. Mbetet për t’u sqaruar arsyeja përse ka qenë kështu. Balla është ndodhur për rreth 60 minuta në Prokurorinë e Posaçme. Sa i përket protokollit drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk shkon në zyrën e ministrit. Vet Balla në një reagim të shkurtër është shprehur se aktualisht është në mbledhjen e grupit të PS”, raporton gazetari Arsen Rusta në MCN.

About Redaksia

Check Also

Berisha bën thirrje për protesta/ Raporti i OSBE-ODIHR rrëzoi farsën elektorale

A shihni ndonjë mangësi në këtë raport të OSBE/ODIHR z.Berisha, duke qenë se, për votën …