Ndonëse kanë kaluar ditë nga arrestimi i bndës së drejtorëve të Veliajt, kreu i Bashisë së Tiranës vazhdon të heshtë. Në fillim sajoi se kishte bërë një operacion në tëmth, ndërsa tani edhe pse kanë kaluar dy dtë nga dalja nga spitali, ai vazhdon të heshtë dhe të mos distanohet nga banda e drejtorëve të tij me të cilët grabiste paratë e taksapaguesve të Tiranës.
Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime të thelluara për drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Në dosjen hetimore të siguruar nga CNA, SPAK-u ka siguruar dokumente dhe biseda telefonike, ku tregohet qartazi implikimi i drejtorëve të Erion Veliajt.
Prokurorët kanë sekuestruar telefonin celular të Nestor Muhametllarit, administratorit të kompanisë “5D konstruksion”, ku në të, përveç bisedave me Mariglen Qaton, ai ka folur edhe me vëllain e këtij të fundit, Alfred Qato. Bisedat midis tyre janë zhvilluar gjatë vitit 2020 dhe 2021.
Me emrin “Meri” nga hetimet ka rezultuar se këta persona i drejtohen Mariglen Qatos, pra kjo ka qenë nofka që të mos kuptoheshin gjatë bisedave.
Sakaq, në aparatin e telefonit të Nestor Muhametllarit është gjetur i regjistruar në rubrikën e telefonit personi me emrin “Mer Qato”.
Biseda e datës 12.08.2020:
Alfred: Nestor si je?
Nestor: Mire Fredi si je ti?
Alfred: Nesër hajde nga ora 10 që të vemë nga banga.
Alfred: Tha Meri.
Nestor: Ok.
Alfred: Takohemi te fiara Rruga e Elbasanit.
Nestor: Ok.
Biseda e datës 17.08.2020
Alfred: Nestor si je të kishit bërë atë kerkesën,nëser për ato… Sa kanë ngelut atje?
Nestor: Mire Fred si kalove ti? Nuk na i bën njeri nëser ato.
Alfred: Pse?
Nestor: Do bëjmë një kërkesë gjatë javës për një pjesë…. Po se duan justifikim të besushëm.
Alfred: Ok, më thuaj kur të vini, se unë jam jashtë Tirane që t’i them Metit.
Nestor: Të them unë… Ta bëjmë kërkesën të enjten për të premten. Si do na thotë ajo goca tek banka”.
Alfred: Në rregull… Vetëm më thuaj që të lajmeroj Metin”.
Nestor: Ok.