PSG eliminon Barçën! Xavi: Arbitri na hodhi në erë! Enrique: E merituam!

Besoi shumë te kualifikimi, ishte i bindur se do të përmbyste Barcelonën, në fund është ai që feston. Luis Enrique eliminon ekipin e zemrës, ndërsa i dhuroi PSG një biletë historike:

“E nisëm ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, por më pas Yamal bëri një veprim spektakolar, me Barçën që shënoi golin e parë, por më pas erdhi kartoni i kuq i Araujo-s. Luajtëm një ndeshje të komplikuar nga fillimi deri në fund. Futbollistët tanë janë krenar për këtë sukses. E kuqja e Araujo-s? Në përgjithësi nuk gjykoj vendimet e arbitrave. Nuk e pashë. Tani do të luajmë kundër Dortmund, një skuadër që jemi përballuar edhe në fazën e grupeve. Sigurisht, në gjysmëfinale është një tjetër histori. Dortmund luan shumë mirë. A do të qëndrojë Mbappe? Presim që zotëria Kylian Mbappe të flas. Më pas ne do të japim opinionin tonë. Unë jam një dëshmitar i heshtur”, u shpreh Luis Enrique në konferencë për shtyp.

Nuk e priti mirë këtë eliminim trajneri Xavi, kjo ishte e pritshme: “Të vjen keq që një sezon i tërë të hidhet në erë si pasojë e një vendimi të gabuar nga ana e arbitrit. Kur ishim 11 kundër 10 u mbrojtëm më mirë. Të jeni të sigurt se nëse do të luanim 11 kundër 11 do të ishte një ndeshje ndryshe. Më vjen keq që nuk e luajta këtë sfidë si të barabartë”, u shpreh Xavi duke bërë në fund dhe një koment në lidhje më të ardhmen e tij:

“Më vjen keq që nuk shkuam më tej, e meritonim. Kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë në lidhje me të ardhmen time, është e vendosur”, theksoi ndër të tjera Xavi në konferencë për shtyp.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …