Gjekmarkaj: Zjarri do të djegë korrupsionin e Veliajt dhe drejtorëve

Deputeti i PD, Agron Gjerkmarkaj, gjatë takimit me demokratët e Belshit, ka vlerësuar këtë zonë si një ndër më të bukurat e Shqipërisë, por e varfër dhe një zonë që po vuan plagën e shkretimit dhe të emigracionit.

Sipas Gjekmarkaj, në Belsh mazhoranca solicialiste vodhi mandatin e kandidatit për kryebashkiak të PD-së, ashtu siç ka vjedhur Shqipërinë me skemat e njëjta si ajo e kompanisë së drejtorëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ‘5D’.

Më ka mbetur gjithmonë në mendje një propozim që dikur rilindësi kombëtar Sami Frashëri ka pas bërë që kryeqyteti i Shqipërisë të vendosej në këtë zonë të cilën e konsideronte një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Në fakt kjo zona prap është ndër më të bukurat e Shqipërisë por është e varfër dhe është një zonë që po vuan plagën e shkretimit dhe të emigracionit. Pse ndodh kjo?

Shqipëria po vidhet, vidhet Belshi, vidhet Dumreja, këtu është vjedhur fitorja e PD, një fitore që do të rikthehet shumë shpejtë. Këtu vidhet paraja publike nga këta që qeverisin. Vidhet në Belsh vidhet në Tiranë, ju e keni parë që PD sot në dyert e asaj bashkie ka bërë një protestë bashkë me shoqërinë civile, keni parë një zjarr simbolik i cili është zjarri që do të djegë korrupsionin e Erion Velisë dhe drejtorëve të tij 5D.

Skema e 5D, është një skemë që funksionon në çdo ministri dhe bashki të Shqipërisë, është skema e vjedhjes së parasë publike, është skema e patronazhimit të parasë publike, një para që vidhet për të vjedhur vota dhe për të mbajtur nën peng dhe nën sundim Shqipërinë”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Elisa mbërrin në Kiev/ Bisedime me Ukrainën për të zbrapsur Rusinë

Ministrja Spiropali ka nisur bisedimet me Ukrainën për të zbrapsur Rusinë. Bisedimet po mbahen sekret …