Futbollisti shqiptar u fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores në minutën e 92-të

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Zymer Bytyçi ishte njeriu i ndeshjes për Antaljaspor, që triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Hatajspor në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.

Bytyçi u aktivizua në lojë në minutën e 81-të në vend të Larson. Në minutën e 90+2-të, futbollisti i Kosovës realizoi për 2-1, duke e përmbysur rezultatin.

Ky ishte goli i parë për Bytyçin në këtë edicion me Antaliasporin, ndërsa ka edhe dy asistime. Ekipi i tij gjendet në vendin e tetë me 45 pikë.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …