Protesta para Bashkisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj, pas skandalit me aferën “5D”.

Me pankarta në duar, qytetarët janë mbledhur para Bashkisë, ndërkohë kordoni i policisë ka rrethuar godinën, siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme.

Kjo është protesta e katërt që po zhvillohet para këtij institucioni.

Në protestën e kaluar, opozita e përshkallëzoi aksionin e saj, ku pati edhe disa molotovë të hedhura në derën e bashkisë, por nuk pati asnjë të lënduar.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD është një parti e madhe! Kush ka bashkëpunuar me kundërshtarin të shkojë te partia e krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me kryetarët dhe sekretarët e degëve u shpreh …