Video/ A pastrohen paratë e Veliajt përmes studios e galerive të artit të bashkëshortes së tij?

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, mund ta ketë përdorur platformën e saj të artit “Harabel” për të pastruar paratë e të shoqit.

Ky është dyshimi që ngre portali CNA.al, pas raportimeve se, Ajola Xoxa e përdori këtë platformë edhe për të ngritur një vepër arti pikërisht te inceneratori i Tiranës, vendi i krimit më të madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar.

Kryetari i PD, Sali Berisha, publikoi video-lajmin e CNA, duke ngritur pikëpyetje nëse galeritë e Ajola Xoxës janë përdorur për qëllime kriminale në favor të të shoqit.

“A pastrohen paratë e Veliajt përmes studios e galerive të artit të bashkëshortes së tij?

Ju ftoj të ndiqni videon”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …