Atentatorë me pagesë ndaj avokatit Mëngjesi, dy të shoqëruar në polici, kush pagoi?

Dy persona janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi.

Ata janë shoqëruar si persona që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa autorët dyshohet se ishin me pagesë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë. Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur. Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qëllim vënien e të identifikuarve në pranga.

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, shoqërohen dy persona! Autorët dyshohet se ishin me pagesë

About Krye Redaktor

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …