Vlora nën kthetrat e grabitqarëve antligjorë!

Reagim i FRPD Vlorë

Vlora lëngon, buldozerat tanke zbresin në Radhimë!

Sot, ngjarje e skena të dhimbshme, në kufijtë e shkeljes së çdo norme njerëzore, ligjore e etike, buldozerat e shkatërrimit hedhin kthetrat ndaj pronave të qytetarëve vlonjatë, Radhimë, Vlorë!

Nën kthetrat e buldozerave, nën kthetrat e grabitqarëve antligjorë, pronat, njësitë tregtare, njësitë e biznesit, njësite tursitike te Radhimës e Vlorës janë në trysninë kriminale të sektit.

Me një urrejtje prej regjimi, sekti dhe ithtarët e tij, ecin me politikën e urrejtjes, dhunës, përdhosjes, shkeljes së të drejtave, duke minuar çdo ditë e më shumë jetën e fatin e qytetarëve shqiptarë.

Sekti si mallkim, minon jetët e shqiptarëve, shkel mbi të drejtën e pronës e tjetërsonë atë, denatyronë çdo të drejtë, duke e vendosur veten në majën e sundimit!

Dënojmë me forcë dhe shpirt këto akte te liga, grabitqare!

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply