Emisioni në RAI3, Boçi: Thirrja e Ramës në SPAK si i pandehur, emergjencë kombëtare

Pas intervistës që Kryeministri Edi Rama u detyrua të jepte për emisionin investigativ italian Report në RAI3, deputeti demokrat Luçiano Boçi gjykon se ai doli kokë e këmbë si “mentor” i organizatave kriminale.

Boçi thekson se thirrja e Ramës në SPAK si i pandehur është tanimë emergjencë kombëtare.

“Mottola  demonton dhe degjeneron Ramën! Rama del kokë e këmbë si “mentor” i organizatave kriminale, arkitekt i narko-shtetit shqiptar, i lidhur me fije të shumëfishta me krimin e organizuar, me të cilin rrëmben pushtet e ndan interesa dhe pushtet.

Projektoi dhe realizoi kanabizimin e vendit dhe shndërrimin e Shqipërisë në lavatriçe të parave të pista. Mbron ortakët e tij mafiozë dhe politikë-strategjikë me shpresën e trishtë se do mund t’i shpëtojë shpagimit.

Të vërtetat e RAI3 janë prova dhe sprovë e re për SPAK. Thirrja e Ramës si i pandehur është tanimë emergjencë kombëtare!”, thekson Boçi.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …