Shkresa/ Bardhi njofton Kuvendin për ndryshime në Grupin Parlamentar, emrat

Grupi Parlamentar i PD-së duket se ka bërë ‘spastrime’ në komisionet parlamentare, duke hequr deputetët e grupit të Bashës dhe vetë këtë të fundit si anëtarë.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend të firmosur nga Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar, nga Këshilli i Legjislacionit është hequr emri i Enkelejd Alibeajt dhe është vendosur anëtare Dhurata Çupi, e cila ishte anëtare zëvendësuese dhe në vend të saj është emëruar Lindita Metaliaj. Ndërkohë, Lulzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore, ndërsa në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi.

Po ashtu mësohet se nënkryetarë të grupit të PD do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënësja deputetja Ina Zhupa. Sakaq, anëtare e Komitetit për Stabilizim Asociimin është Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti.
  • foto galeri
  • foto galeri

 

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …