Vula dhe simbolet i kthehen PD të drejtuar nga Berisha

Gjykata e Apelit ka vendosur që t’i kthejë vulën Partisë Demokratike. Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur PD zyrtare të drejtuar nga Berisha.

Vula e Partisë Demokratike do të jetë në dorën e Sali Berishës.Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia dhënë vulën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, atij që i takon, kryetarit Sali Berisha.

Me vendimin e sotëm Apeli la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Zjarri ishte i paralajmëruar! Pallati i kuq është pallati Rama-Veliaj, Arlis është kompania e tyre!

Gazetarët: Z. Berisha, ka një shqetësim aktual shumë të rëndësishëm për të cilin opozita nuk …