Malltezi: 2 milion euro u përlanë, situata në bregdete është alarmante! (Video)

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka rikujtuar edhe njëherë për qytetarët, paratë e vjedhura të inceneratorit, ku konkretisht 2 milion euro shkuan për të vendosur prita lumore në Shkumbin, masë që nuk u mor kurrë.

Teksa e shoqëron denoncimin dhe me foto të situatës, Malltezi shton: “2 miljon € u përlanë, por Ministria ende nuk e ka marrë në dorëzim se nuk ekziston gjë se e morën shirat. Ne bregdet situata është kjo që shihet!”

Postimi i plotë

2 miljon € i dha Blend Klosi Klodian Zotos së inceneratorëve për të vendos prita lumore në Shkumbin dhe ndaluar përgjithmonë ndotjen!

Klosi dha intervistë me gazetarë në terren duke u vetëlavdëruar (shih koment).

2 miljon € u përlanë, por Ministria ende nuk e ka marrë në dorëzim se nuk ekziston gjë se e morën shirat.

Në bregdet situata është kjo që shihet!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard! E gjithë Europa dhe bota po pret protestën tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit Parlamentar u …