Meta thirret në SPAK: Po shkoj te Dum Dumani që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Akoma nuk është bërë e ditur arsyeja se përse kreu i partisë së Lirisë është thirrur sot nga Prokuroria e Posaçme.

Meta ka folur për mediat se po shkon te Dum Dumani. Ai iu drejtua gazetarëve, a e njihni Dum Dumanin?

“Dum Dumani është ai që s’guxon të thërrasë Edi Ramën për çështjen McGonigal se është kokë e këmbë bashkë me Edi Ramën. Dum Dumani është ai që s’guxon të përmendë emrin e Edi Ramës as për çështjen e Berishës, as për McGonigal”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Tensionohet protesta para Kuvendit, policia tërheq zvarrë disa protestues

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë të martë pranë Kuvendit të Shqipërisë, …